Botë
Lufta kundër bandave kriminele në Suedi, diskutohet përfshirja e ushtrisë
29.09.2023 09:44
Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, do të takohet me komandantin e përgjithshëm dhe shefin e policisë...

Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, do të takohet me komandantin e përgjithshëm dhe shefin e policisë për përfshirjen e ushtrisë kundër bandave kriminale. Bëhet e ditur se për një veprim të tillë vjen nga situata në të cilën gjendet Suedia nga përleshjet e armatosura ndërmjet bandave kriminale, ku për pasojë kanë humbur jetën shumë njerëz.
Sipas njohësve të kriminologjisë, Suedia tani krahasohet me Meksikon, vend i cili nuk është në luftë, por që ka përleshje të armatosura mes bandash.
“Ndër vendet që nuk janë në luftë, vetëm Meksika ka më shumë shpërthime se Suedia.”, shprehet kriminologu, Ardavan Koshnod, njoftojnë mediet suedeze.
Por për përfshirjen e ushtrisë, në këtë çështje ka zëra hezitues.
“Ndërsa zhvillimi i botës përreth sikurse tani, ne nuk kemi burime për të kursyer. Nëse, për shembull, ne do të transferonim burimet nga objektet tona të mbrojtjes te civilët, atëherë duhet t'i japim përparësi edhe detyrave tona.”, thotë për mediet suedeze, Carl-Johan Edström, kreu i departamentit të operacioneve të Forcave të Armatosura Suedeze.
Ndërkaq, komandanti i përgjithshëm, Micael Bydén, për gazetën suedeze “Dagens Nyhetern” tha se gjërat e tjera do të duhet të jenë në plan të dytë, nëse duhet ndihmuar policia me valën e dhunës.
