Botë

Stoltenberg: Ukraina më afër aleancës se kurrë

29.09.2023 11:22

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në një vizitë në Kiev e quajti Ukrainën më afër aleancës se kurrë më parë...

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në një vizitë në Kiev e quajti Ukrainën më afër aleancës se kurrë më parë, ndërsa Rusisë sipas tij, i kanë mbetur vetëm Irani dhe Koreja e Veriut.

“Kur isha për herë të fundit këtu në prill, ne diskutuam përgatitjet tona për samitin e NATO-s në Vilnius. Dhe përgatitjet tuaja për kundërofensivë.”, tha Stoltenberg në një konferencë shtypi.
 
Stoltenberg tha se Ukraina ka mbështetjen e 31 aleatëve në NATO dhe shumë partnerëve, ndërsa ushtarët e saj luftojnë për të mbrojtur familjet dhe lirinë e tyre. Ai përsëriti gjithashtu se NATO-ja e ka bërë më të lehtë rrugën e Ukrainës drejt anëtarësimit në aleancë duke hequr një kërkesë për një plan veprimi për anëtarësim dhe duke krijuar një Këshill NATO-Ukrainë për të lehtësuar diskutimet politike.
 
Stoltenberg tha se ai përshëndeti një njoftim të fundit të Zelenskyt se Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara planifikojnë të prodhojnë së bashku sisteme armësh dhe mbrojtje ajrore.