Maqedoni

Seancë për rastin e Onkologjisë në Shkup

29.09.2023 11:47

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të zhvillojë seancë...

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të zhvillojë seancë komisioni për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve dhe Komisioni Ligjvënës dhe Juridik. Përcaktimi i propozim-vendimit për zgjedhjen e kryetarit, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre të Komisionit Hetimor për skandalin në IShP Klinikën Universitare për Radioterapi dhe Onkologji, është pika e vetme që do të diskutohet nga anëtarët e Komisionit të Zgjedhjeve dhe Emërimet.
 
“Do të ketë përgjegjësi për rastin e Onkologjisë dhe përgjegjësit për keqpërdorime të mundshme do të bëhen publike me emër dhe mbiemër.”, theksoi dje zëvendësministrja e Shëndetësisë, Maja Manoleva, duke iu përgjigjur pyetjes së deputetit të OBRM-PDUKM-së, Petar Risteski.
 
Manoleva tha se procedura me rastin e Onkologjisë nuk ka përfunduar dhe sipas kësaj nuk mund të jepen kualifikime se askush nuk do të mbajë përgjegjësi për këtë.