Botë

Të paktën 50 persona të vdekur nga një shpërthim në Pakistan

29.09.2023 12:12

Të paktën 50 persona janë vrarë dhe më shumë se 50 të tjerë janë plagosur si pasojë e një shpërthimi në Pakistan...

Të paktën 50 persona janë vrarë dhe më shumë se 50 të tjerë janë plagosur si pasojë e një shpërthimi në Pakistan, kanë thënë autoritetet e këtij vendi.

Shpërthimi ka ndodhur afër një xhamie në provincën jugperëndimore Baluçistan të premten, teksa njerëzit janë mbledhur për ta festuar ditëlindjen e profetit Muhamed.
 
Policia dyshon se sulmi ka qenë vetëvrasës në tubimin e besimtarëve në qytetin Mastung.
 
Zyrtarët kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme.
 
Policia ka thënë se viktimat janë duke u transportuar në dy spitale.
 
Ministri i Brendshëm Sarfraz Bugri e ka konsideruar shpërthimin “akt të urryer”.
 
Shumë pamje në rrjete sociale kanë shfaqur njerëzit duke u transportuar nga emergjenca dhe banorët lokalë.
 
Asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.