Komuna e Tetovës dhe FFM do të rekonstruojnë stadiumin e Tetovës
Komuna e Tetovës dhe Federata e Futbollit të Maqedonisë (FFM), nënshkruajtën kontratën për fillimin e rekonstruimit të stadiumit të qytetit të Tetovës...

Kontrata e shumëpritur , u nënshkruajt mes kryetares së komunës së Tetovës, Teuta Arifi dhe presidentit të federatës së futbollit Ilço Gjorgjioski.
Në bazë të kësaj kontrate, të dyja palët janë marrur vesh në lidhje me rekonstruimin e stadiumit të futbollit dhe revitalizimin e terenit në kuadër të stadiumit, duke vendosur ndriçim me reflektor si dhe shfrytëzimin, mirëmbajtjen dhe ekonomizimin e saj.
Mes tjerash kryetarja e Komunës së Tetovës u shpreh e kënaqur se me këtë marrëveshje, stadium do të ketë kushte më të mira, të cilat I meritojnë vet futbollistët, por edhe futbolldashësit në tribuna.
Pas nënshkrimit të kontratës, Teuta Arifi dhe Ilço Gjorgjioski vizituan edhe stadiumin e Qytetit të Tetovës.
