Maqedoni

Qendra për Shëndet Publik: rritet numri i infeksioneve virale

10.03.2015 16:30

Vendi ynë aktualisht po përjeton intensitet të lartë të infeksioneve virale...

Muajin e kaluar në nivel shtetëror janë regjistruar 17.1% të sëmurë nga gripi, prej të cilëve 3194 persona me simptoma të gripit janë regjistruar në Shkup, bëjnë të ditur nga Qendra për Shëndet Publik.
 
Gripi nuk duhet të neglizhohet, sepse mostrajtimi i tij mund të shkaktojë paraqitje të komplikimeve.
 
Me paraqitjen e simptomave të para, siç janë plogështia, temperatura, kollitja, pacientët duhet të paraqiten te mjeku për t’iu përshkruar terapi adekuate, e jo atë ta marrin me vetiniciativë.
 
“Nuk preferohet terapia me antibiotikë në viroza, por kur kemi komplikim me bakterie, atëherë kalojmë në antibiotikë, prandaj preferohet pacientët të mos marrin antibiotikë në dorë vetë”- deklaroi mjekja amë, Ymrane Sakipi Ziberi.      
           
Nga Qendra për Shëndet Publik bëjnë të ditur se në nivel shtetëror 26 mijë e 400 persona janë vaksinuar kundër gripit dhe janë harxhuar 99% të vaksinave.
 
Por, në  ordinancën që xhiruam na dëshmojnë të kundërtën dhe bëjnë të ditur se një numër i vogël i qytetarëve vaksinohen.                          
                                                      
“Sa i përket pacientëve të mi kam një numër koxha të vogël që vaksinohen, edhe ato zakonisht ju preferohen pleqve”- tha mjekja amë, Ymrane Sakipi Ziberi.
 
Ndërkohë, qytetarët që anketuam thonë se vaksinimi është prevencë e mirë, por ata nuk kanë praktikuar marrjen e vaksinave.
 
“Unë nuk kam marrë vaksinë kundër gripit asnjëherë, por vaksina të tilla duhet të merren një herë në vjet”- theksoi një qytetar.
 
“Unë s’kam marrë vaksinë, por thonë se të mbron nga gripi, sidomos nga gripet e rrezikshme”- potencoi një qytetar.
 
Kohëve të fundit është përhapur gripi dhe mendoj që duhet të merret vaksinë që të ndërpritet gripi, ose Ministria e Shëndetësisë të na tregojë se si duhet të veprojmë.
 
Gprupmoshat më të rrezikuara nga gripi janë fëmijët, pleqtë dhe gratë shtatzëna, ndërkohë që viroza më e përhapur është influenca e Tipit A.
 
FLUTURA LATIFI