LPFM, elita e futbollit rikthehet nesër në fushë
29.09.2023 16:14
Skuadrat e Ligës së Parë të Futbollit në Maqedoninë e Veriut, do rikthehen nesër në fushë...

Skuadrat e Ligës së Parë të Futbollit në Maqedoninë e Veriut, do rikthehen nesër në fushë, për të vazhduar garën e tyre në këtë sezonë. Java e nëntë e elitës në vend do luhet në dy ditë me orarë të njëjtë.
Të shtunën zhvillohet një ndeshje, me Makedonija Gj.P që pret Breran në ora14:00. Kjo ndeshje do të transmetohet në servisin publik. Kryendeshja e kësaj jave do të luhet në Çair, ku do të përballen Shkupi dhe kampioni aktual Struga Trim Lum. Të dyja këto skuadra janë në vet kreun e renditjes së LPFM-së. Po ashtu edhe kjo ndeshje do të transmetohet në servisin public TVM.
Në derbin e Pollogut të dielën do të përballen Gostivari dhe Shkëndija e Tetovës. Skuadra e Voska Sport, do të udhëtojë në Veri ku do të përballet me Sileksin. Të gjitha ndeshjet nisin në ora 14:00.Pas nëntë javësh të luajtura në sezonin 2023-24, Shkëdija me gjashtëmbëdhjetë pikë mban vendin e parë, ndjekur nga Struga dhe Shkupi me nga 15 pikë.
