Boks, sigurohen katër medalje të bronzta
29.09.2023 16:17
Boksieri i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Rustemovski Alen në kampionatin elitar ballkanik...

Boksieri i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Rustemovski Alen në kampionatin elitar ballkanik që po mbahet në Albena të Bullgarisë, ka arritur të fitojë medaljen e bronztë. Ai në luftën gjysmëfinale krahas paraqitjes së mirë në fund u desh të pajtohet me disfatën e ngushtë 3:2 në pikë.
Po ashtu edhe tre boksier të tjerë të vendit në këtë kampionat ballkanik, do të luftojë në gjysmëfinale. Dion Lena në 63 kg., si dhe Arjan Iseni në 80 kg. për kualifikim në finale do të përballen me boksierët vendas Xhurov gjegjësisht Nikollov. Ndërsa Ilhan Ozmen në kategorinë 67 kg. do të përballet me Guxhi nga Moldavia. Sikurse Rustemovski, po ashtu edhe Lena, Iseni dhe Ozmen tani më kanë siguruar medaljen e bronztë.
Boks – Kampionati ballkanik
- 63,5 kg. – Dion Lena – Krasimir Atanasov Xhurov (BG)
- 67 kg. – Ilhan Ozmen –Vladisllav Guxhi (МLV)
- 80 kg. – Arjan Iseni– Kristijan Nikollov (BG)
