Cluj fiton me dy shqiptarë në fushë
29.09.2023 16:24
Kosovari Ermal Krasniqi ishte titullar te Cluji, që të enjten e fitoi ndeshjen e parë të fazës grupore në Kupën e Rumanisë...

Kosovari Ermal Krasniqi ishte titullar te Cluji, që të enjten e fitoi ndeshjen e parë të fazës grupore në Kupën e Rumanisë. Krasniqi ishte i pafat pasi në minutën e dytë të kohës shtesë, pësoi lëndim në kofshën e këmbës së djathtë dhe doli nga loja. Krasniqi asistimin e regjistroi në minutën e 42-të.
Cluji e mposhti Alexandrian 3:1 në udhëtim, në ndeshjen e parë të Grupit B të Kupës së Rumanisë. Për Krasniqin 25-vjeçar ishte asistimi i dytë i këtij edicioni. Një tjetër asistim e ka në Superligën e Rumanisë. Mbrojtësi 20-vjeçar, Rion Zejnullahu, ishte titullar te Cluji po ashtu, dhe luajti deri në minutën e 46-të.
