Botë

Kurti: Moska mund të qëndrojë pas sulmeve në Kosovë

29.09.2023 17:22

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk e përjashton mundësinë që Moska të fshihet pas sulmit terrorist...

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk e përjashton mundësinë që Moska të fshihet pas sulmit terrorist në veri të Kosovës. Kështu ka thënë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë me për Istraga.ba.
 
“Moska ndoshta qëndron pas sulmit terrorist në veri të Kosovës.”, ka thënë Kurti, i cili foli edhe për propozimin e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, që KFOR-i të marrë kontrollin e veriut të Kosovës.
 
“Ne kemi nevojë për patrulla të përbashkëta të policisë sonë dhe KFOR-it përgjatë kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. E për sa i përket gjërave të tjera, kjo tashmë është vendosur. Kudo në Kosovë, e para që përgjigjet është policia jonë, pastaj EULEX-i dhe më pas KFOR-i. Dhe nuk mendoj se kjo formulë duhet ndryshuar.”, ka thënë kryeministri i Kosovës.