Maqedoni
Mosrespektim i "çmimit të garantuar", Bekteshi: Janë mbyllur më shumë se 10 markete
29.09.2023 17:44
Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, gjatë vizitës së tij në fabrikën “Bi Milk” në Manastir...

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, gjatë vizitës së tij në fabrikën “Bi Milk” në Manastir, ka bërë të ditur se në të gjithë vendin janë mbyllur më shumë se dhjetë markete, për shkak të mosrespektimit të masave të Qeverisë për “çmim të garantuar” të produkteve.
Bekteshi përsëriti se qëllimi i shtetit nuk është mbyllja e bizneseve, por rregullimi i marrëdhënieve mes bizneseve dhe konsumatorëve.
“Kontrollet e sotëm nuk i kemi, por deri dje ishin mbyllur më shumë se dhjetë markete. Deri më 30 nëntor Inspektorati i Tregut të punës do të veprojë në përputhje me vendimin e Qeverisë dhe Ligjin për mbrojtjen e konsumatorit. Qëllimi i shtetit nuk është mbyllja e bizneseve, por kur duhet të jetë rregullator mes bizneseve dhe konsumatorëve, të gjithë duhet të respektojmë masat.”, - deklaroi ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.
Inspektorati i Tregut të Punës do të veprojë në përputhje me vendimin e Qeverisë dhe Ligjin për mbrojtjen e konsumatorit deri më 30 nëntor.
Ndërkohë qytetarët, bizneset dhe ekspertët presin me padurim për zhvillimet e ardhshme dhe ndikimin që do të ketë kjo masë në ekonominë dhe tregun vendas.
SEDAT SELIMI
