Maqedoni

Projekte të reja për IT kompanitë

10.03.2015 16:59

Projekte nga fondet IPA për shërbime elektronike, projekti 300.000 tablete, zvogëlimi i burokracisë për bizneset e vogla dhe të mesme përmes zbatimit të Ligjit për Punë Arkivore...

Projekte nga fondet IPA për shërbime elektronike, projekti 300.000 tablete, zvogëlimi i burokracisë për bizneset e vogla dhe të mesme përmes zbatimit të Ligjit për Punë Arkivore, ishin temat që u diskutuan gjatë takimit të sotëm të ministrit të Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Ivo Ivanovski, me biznesmenët nga Lidhja e Odave Ekonomike.
 
Qëllimi është që kompanitë të përgatiten dhe me kohë të aplikojnë.
 
“Bëhet fjalë për më shumë projekte të cilat Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës i kërkon përmes financimit IPA. Aplikacioni veç më është paraqitur në BE, kërkojmë financim të një numri të madh të shërbimeve elektronike, ku do të mundësohet krijim më i lehtë i shërbimeve elektronike, për  këtë duam të informojmë IT kompanitë”- deklaroi ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Ivo Ivanovski.
 
Sipas kryetarit të Odës IKT, Sasha Ognenovski, kompanitë kanë shfaqur interes të madh për zbatimin e Ligjit për Punën e Arkivit, përmes të cilit do të zvogëlohet burokracia nëpër bizneset e vogla dhe të mesme. 
 
“Secila mundësi që do të hapet për biznes-shoqërinë është e mirëseardhur. Presim fitim për kompanitë nga vendi, për këtë qëllim jemi sot këtu, të diskutojmë me përfaqësuesit nga Ministria e Shoqërisë Informatike, gjegjësisht të marrim informacione se cilat janë projektet e qeverisë në atë drejtim, si dhe të japim sugjerimet tona se si kompanitë vendore sa më shumë të kyçen në këtë projekt”- tha kryetari i Odës IKT, Sasha Ognenovski.
 
Ministri Ivanovski, gjithashtu informoi se projekti për furnizim me tablete po analizohet, ndërsa korniza buxhetore ende nuk është konfirmuar.
 
I gjithë dokumentacioni duhet të kryhet deri në qershor, ndërsa procedura për furnizim duhet të kryhet deri në gusht.
 
ERSAN PAJAZITI