Produkte ushqimore në amflatoksinë, VMRO-DPMNE: Kanë përfunduar në Maqedoni
Partia e Mickoskit, sërish prezentoi dëshmi të reja....

Partia e Mickoskit, sërish prezentoi dëshmi të reja për qumështin dhe produktet e qumështit për të cilat pretendojn se janë të cilësisë së ulët dhe të të njejtat kanë përfunduar në tregun e Maqedonisë. Nga VMRO-DPMNE-ja akuzo përsëri pushtetin se kanë lejuar importin e thallit proteinik të importuar nga Serbia ku ka nivel të rritur të am amflatoksinës, dhe situate e njejt me pranin e Amflatoksinës sipas VMRO-DPMNE-së ka edhe në qymshtin e një qumshtoreje të Maqedonisë.
Ata pysein pushtetin nëse këto produkte janë hedhur dhe gjinden në raftet e marketeve
“Këto dokumente janë një tjetër tregues se kontrolli i qumështit dhe produkteve të qumështit, si vendas ashtu edhe ai i importuar, nga Agjenci Ushqimore dhe Veterinare nuk bëhet në pajtueshmëri me nevojat për të mbrojtur qytetarët nga abuzimet. Gjithashtu dua të theksoj se Sistemi Kombëtar i Njoftimit të Shpejtë nuk funksionon, pra njoftime të tilla nuk shënohen. Përveç kësaj, AUV përdor një strategji jashtëzakonisht të rrezikshme për njerëzit, e cila është fshehja e të dhënave dhe mos njoftimi i publikut nëse gjenden ushqime që mund të jenë të rrezikshme për shëndetin e njeriut” – u shpreh Cvetan Tripunovski nga VMRO-DPMNE.
Nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari ,ditë më parë mohuna akuzat e VMRO-DPMNE-së dhe thanë se qumështi nga Serbia në të cilin është zbuluar amflatoksinë i është kthyer prodhuesitAta kërkuan që qytetarët të jenë të qetë, pasi që në raftet nëpër markete nuk ka qumësht “kancerogjen” me amflatoksinë me origjinë nga Serbia.
Por, Tripunovski thotë se AUV-ja nuk ka treguar as një dokument për të dëshmuar se dërgesat janë kthyer apo asgjësuar, gjë që krijon përshtypjen se qumështi ka përfunduar në Maqedoni.
Ata kërkojn dorëheqjen e Drejtorit të Agjencisë për siç thonë, manipulimet që janë bërë në këtë institucion. (Sanije Duraku, TVM2)
