Konflikti Rusi-Ukrainë, droni rus ka përfunduar në Rumaninë Juglindore

30.09.2023 14:49

Një tjetër natë pa gjumë për banorët e juglindjes së Rumanisë....

Një tjetër natë pa gjumë për banorët e juglindjes së Rumanisë. Një dron rus ka përfunduar në fabrikat e grurit pranë qytetit të Galatit. Autoritetet po rrisin mbrojtjen pranë kufirit me Ukrainën, nga frika se konflikti mund të përhapet.

“Isha në fushë, këtu – një orë para se të rrëzohej avioni” – tha një banor i Galatit.

Autoritetet nisën një hetim.

“Kam marrë informacion se diçka ka rënë, por nuk mund të jap më shumë informacion”. E gjithë zona është vënë në dijeni, po vazhdojmë kërkimet”. – u shpreh një hetues.

Forcat e Kievit pretendojnë se ushtria ruse ka kryer sulme në Ukrainën perëndimore. Mbrojtja ajrore ruse rrëzoi 9 raketa ukrainase mbi Belgorod. Luftimet po zhvillohen në disa fronte. Dhe ndërsa autoritetet ukrainase po përpiqen të arsyetojnë vendin e tyre në familjen evropiane, presidenti rus Putin po feston përvjetorin e bashkimit të rajoneve të pushtuara me Federatën Ruse. Ai njoftoi rekrutimin e 130 mijë personave të tjerë.

"Ashtu si një vit më parë, në referendumet historike, populli edhe një herë shprehu dhe konfirmoi mendimin e tij - ata do të jenë me Rusinë dhe do të mbështesin bashkatdhetarët e tyre" – deklaroi Presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin.

Në Kiev zhvillohet Forumi Ndërkombëtar i Industrisë së Mbrojtjes. Zelensky po përpiqet të tërheqë prodhuesit për të prodhuar armë në vend.

“Është e qartë se pa prodhimin tonë të armëve dhe municioneve, pa teknologjitë tona të mbrojtjes, është e pamundur të kthejmë territorin” – deklaroi Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski.

Më shumë se 30 vende dhe 252 kompani mbrojtëse nga e gjithë bota - Evropa, Amerika, Azia, Australia - marrin pjesë në forum. Zelensky premtoi një fond të posaçëm mbrojtjeje të financuar pjesërisht nga shitja e aseteve të konfiskuara ruse që do të kontribuonte në zhvillimin e prodhimit ushtarak dhe mbështetjen e bashkëpunimit. (Sedat Selimi, TVM2)