Pendarovski: Prania e ushtarëve në NATO-s në Kosovë është garanci që kriza nuk do të përhapet në rajon

30.09.2023 16:39

Prania e 5000 ushtarëve të NATO-s në Kosovë....

Prania e 5000 ushtarëve të NATO-s në Kosovë është një garanci se kriza nuk do të përhapet në rajon. Është mirë që Maqedonia, Mali i Zi dhe Shqipëria janë anëtarë të NATO-s, në mënyrë që të parandalohet një konfrontim i drejtpërdrejtë ndërmjet ushtrisë së Kosovës dhe Serbisë, thotë presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski, në një intervistë për Radion maqedonase.

“Po të mos ishin 5000 ushtarë të NATO-s dhe gjatë problemeve, konflikteve dhe tensioneve të fundit në Veri të Kosovës, dhe situata të tilla kemi pasur edhe më parë, pa trupat e NATO-s atje, konflikti do të ishte përhapur. Do të kishte një konfrontim të drejtpërdrejtë mes ushtrisë dhe serbe dhe asaj të Kosovës dhe më pas do të pushtohej rrethina. Pra, është e rëndësishme që ne jemi brenda, është e rëndësishme që edhe Shqipëria është antare, është e rëndësishme që edhe Mali i Zi pjesë e NATO-s, kështu që praktikisht keni një mjedis në të cilin të gjithë janë anëtarë të së njëjtës organizatë dhe ju e dini që atje krijohet siguria dhe koordinimi” – tha Presidenti i RMV-së, Stevo Pendarovski.