Orkestra harkore “Tadenus”, realizon edicionin e katërt të muzikës kamertale

30.09.2023 15:46

Koncerti i muzikës kamertale klasike...

Koncerti i muzikës kamertale klasike nga orkestra harkore kamertale “TADENUS” u prit mirë nga gjithë të pranishmit, publiku, muzicient, aktorë dhe nxënës. Nevoja dhe dëshira për të pasur edhe më shumë koncerte të këtij llojit është shumë e madhe.

“Jam mësuar d.m.th me muzikën klasike dhe më pëlqen shumë. Jo vetëm koncerte kështu, po edhe të çdo lloj arti mungon shumë. Mua më vjen gjynah dhe shpresoj që të ndryshoj pak të pakën për muzicientët se neve aktorët të paktën e kemi teatrin ku performojmë dhe jemi të lirë, po nga ana muzikës është pak dobët” – tha aktorja, Sabina Memishi.

Edhe themeluesi dhe anëtari i orkestrës “TADENUS”, Krenar Ismaili shprehet tejet i kënaqur që ky edicion zgjoi kërshërinë e artdashësve, duke shtuar se interesimi për muzikën kamertale  klasike gjithnjë po shtohet, mirëpo pjesa financiare pamundëson realizimin e shumë ideve të orkestrës “TANDEUS”.

Është e vërtetë që muzika klasike ka një audiencë të caktuar, por për fat të mirë pasi që neve po e bëjmë disa vjet këtë punë edhe mund të them që prej viti në vit është duke u shtuar numri i publikut. Besoj që kanë nevoj gjeneratat e reja të jenë pjesë e koncerteve të këtilla, nëse jo çdoherë në javë, të paktën njëherë në muaj, njëjtë si teatrot, si koncerte të këtilla është mirë që gjenerata e reja të vijnë dhe të mësojnë diçka. Mbështetja, mos të them, po është shumë e vogël,  gati se inegzistente” – tha themeluesi i orkestres “TADENUS”, Krenar Ismaili.

Në program u ekzekutuan 5 pika muzikore nga Edvard Grieg dhe 3 pika nga Carl Maria von Ëeber, ku mysafir i mbrëmjes ishte klarinetisti i njohur Arben Sejdiaj, i cili ishte shumë i kënaqur që ishte pjesë e këtij koncerti.

“Energjia ka qenë shumë pozitive, shumë e mirë, edhe e kisha faleminderu dirigjentin, profesorin Behar Veselin që është fajtori që unë me qenë me këto, krejt e dinë që më shumë luj muzik popullore, por ja që mu dha rasti me lujt muzikën klasike edhe pse jam profesor, por në koncerte solistike është pak më vështirë dhe duhet punë pak më shumë  me dhënë, por besoj që publikut i ka pëlqy” – deklaroi klarenitisti, ndryshe profesor i muzikës, Arben Asllanaj.

Ky koncert u realizua në dirigjimin e dirigjentit Behar Veseli. (Ardita Ramadani, TVM2)