Pr.ligji për amnisti, Pendarovski: Nëse motivi është ulja e numrit, jam pro
Nëse motivi i Ligjit për amnisti...

Nëse motivi i Ligjit për amnisti është ulja e numrit të të burgosurve dhe amnistimi i personave që vuajnë dënime për krime të lehta, atëherë kjo zgjidhje është e pranueshme për presidentin, Stevo Pendarovski.
Mirëpo ai bënë të ditur se nuk e ka tekstin e propozim ligjit, prandaj do të pres debatin në Kuvend dhe më pas do të mendoj se a do të firmos të njejtin, apo jo.
“Sipas njoftimeve fillestare të Ministrisë së Drejtësisë, të paraqitura në media, bëhet fjalë për motivin e parë të uljes së numrit të të burgosurve, i cili padiskutim është i tepërt. Për kushtet që janë, edhe nëse nuk janë të stërngarkuara burgjet, Këshilli i Evropës na thotë se çfarë kushtesh ka në burgjet tona, kushte të tmerrshme. Dhe e dyta flitet se ka të bëjë me amnistin e personave që vuajnë dënimin me burg për krime të vogla. Dispozitën kryesore, e përsëris sërish që nuk e kam parë, supozohet të lirojë ata që kanë dënime deri në gjashtë muaj burg, dhe për të tjerët ulje dënimi. Nëse vërtet ky është motive, unë jam pro, por duhet ta shohim të gjithë tekstin” – u shpreh Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski.
Spasovski: Miratimi i ligjit për amnisti është i panevojshëm
Ndërkohë numri një i Punëve të Brendshme, Spasovski, vlerëson se miratimi i ligjit për amnisti është i panevojshëm.
Sipas tij, nuk do ta ndryshojë gjendjen me mbipopullimin e burgjeve dhe siç thotë ai, nuk është as momenti për amnisti.
“Së pari, as koha dhe as momenti i miratimit të ligjit për amnisti nuk është i përshtatshëm. Së dyti, mbulimi, i cili të paktën raportohet se mbulon një numër mjaft të vogël njerëzish, gjithashtu Nuk do të ndihmojë shumë, nuk do të kemi asnjë efekt për të sjellë zgjidhjen ligjore, nuk do të kontribuojë ndjeshëm në lirimin e vendeve, etj ose për të ulur presionin mbi Shtëpit Ndëshkuese Përmirsuese. Mendoj se shteti duhet të mendojë strategjikisht në ngritjen e kapaciteteve të institucioneve të burgjeve”. – deklaroi Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.
Ligji për amnisti, i përgatitur nga Ministria e Drejtësisë, pritet të prezantohet para deputetëve pas dhjetë ditësh.
Opozita kundërshton miratimin ligjit dhe paralajmeroi amandamente të shumta. Me një amendament, qeveria do të parandalojë edhe daljen nga burgu të bashkëpunëtorëve të krimeve të rënda.
Kryeministri Kovaçevski njoftoi se në procedurë parlamentare do të kërkojnë që amnistia të mos zbatohet për personat të cilët kanë kryer vrasje, terrorizëm apo dhunime, pasi u bë e ditur se do të lirohen edhe të dënuarit për rastin “Monstra”.
Sipas përllogaritjeve të Ministrisë së Drejtësisë me miratimin e ligjit do të lirohen më shumë se një mijë të burgosur. (Sanije Duraku, TVM2)
