Shëndetësi, dita botërore e zemrës

30.09.2023 18:50

Rreth 20 milionë jetë të humbura çdo vit....

Rreth 20 milionë jetë të humbura çdo vit në botë janë për shkak të sëmundjeve kardiovaskulare. 80% e tyre mund të parandalohen nëse ndiqet një mënyrë jetese e shëndetshme.

Frutat, perimet, më shumë aktivitet fizik dhe kontrolle të rregullta – qytetarët thonë se kujdesen për shëndetin e tyre.

“Është e natyrshme të bëni një analizë gjaku çdo gjashtë muaj. Shëtitje ditore, gjysmë ore”.

“Më shumë përmes të ushqyerit dhe lëvizjes”.

“Unë kontrolloj zemrën time dhe kontrolloj presionin e gjakut në shtëpi” - thanë disa nga qytetarët e intervistuar nga TVM2.

Trendi i shfaqjes së sëmundjeve të zemrës dhe trurit tek të rinjtë është rritur, thonë nga Institutit i Shëndetit Publik

“Në vitin 2022 kemi 9 raste të personave të vdekur të moshës 20 deri në 34 vjeç por edhe goditje në tru tek tre persona. Fatkeqësisht, djemtë e rinj vdesin më shumë se vajzat” – u shpreh prof.dr. Elena Qosevska nga Instituti i Shëndetit Publik.

Dita e Zemrës paraqet alarm për zgjimin e vetëdijes kolektive në drejtim të parandalimit të të gjithë faktorëve të rrezikut që varen nga individi, thekson ministri shëndetsisë Fatmir Mexhiti

“Grupmosha 65 vjeç është ende më e rrezikshmja dhe më e prekura nga sëmundjet kardiovaskulare, por 20% i përkasin edhe popullatës më të re. Si punonjës të kujdesit shëndetësor, është roli ynë të mbrojmë dhe trajtojmë këtë organ jetik” – tha Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti.

Instituti i Shëndetit Publik me një fushatë për kontrolle falas të sheqerit në gjak, kolesterolit dhe presionit të gjakut, shënoi Ditën Botërore të Zemrës. (Sedat Selimi, TVM2)