Numërimi i popullsisë në Himarë, banorët: Ende s’kanë ardhur anketuesit
Numërimi i popullsisë ka nisur edhe në Himarë....

Numërimi i popullsisë ka nisur edhe në Himarë. Banorët thonë se ende nuk kanë mbërritur anketuesit, por drejtoresha e INSTAT për qarkun e Vlorës thekson se java e parë ka shërbyer për njohjen e terrenit.
Sipas saj e rëndësishme është se qytetarët në Himarë ashtu si në mbarë qarkun e Vlorës po tregohen bashkëpunues me anketuesit e INSTAT.
Numërimi i popullsisë në zonat ku jeton pakica greke, siç është Himara shihet me interes për shkak të debatit mbi shifrat.
Banorët shprehen se ende anketuesit nuk kanë mbërritur në shtëpitë e tyre, gjithsesi është ende heret pasi procesi ka vetëm 7 ditë që ka nisur. Por a do ti përgjigjen ata pyetjes për etninë dhe fenë, të cilat nuk janë të detyrueshme?
Banorët: jo smë ka ardhur njeri jetoj në qeparo.
Do i përgjigjeni formularit?
“Po normal që do përgjigjemi në bazë të interesit tone”.
“Unë jetoj këtu në Himarë për momentin.”
A do i përgjigjeni pyetjeve?
“Po edhe mbase përgjigjen, mund të jenë pyetje personale që smund të përgjigjem”.
A kanë ardhur anketuesit e Instat?
Jo asnjë ska ardhur! Ne na vijnë çdo dy vjet për regjistrimin e shtëpive dhe kot. Ata vijnë këtu që të marrin rrogën, por banesat nuk regjistrohen.
A kanë ardhur anketuesit?
“Jo, jo fare s’kanë ardhur! Këtu bëhen çdo dy vjet anketat por skemi asnjë përgjigje për asgjë. Kot që vijnë, i marrim letrat, i mbushin, i hedhin në kosh të plehrave. Do i përgjigjemi, por varet se çfarë do pyesin.”
Ju kanë ardhur anketuesit?
“Jo akoma, por na kanë thënë thënë që janë këtu.”
“Unë jam grek kam pasaportë greke, kam qenë grek me babanë e mamanë. Gjuha e parë që kam përdor ka qenë greqishtja. Kam mësuar shqip 7 vjeç.”
A kanë ardhur anketuesit?
“Nuk kanë nisur ose s’kanë ardhur tek ne. Kemi qenë në punë. Do i përgjigjem të gjitha pyetjeve, edhe për etninë do përgjigjem. E kam greke etninë” – thanë disa nga banorët e Himares.
Ndërsa përgjegjësja e INSTAT për qarkun e Vlorës, Elsa Bezhani tha se është ende herët për të folur për shifra, pasi java e parë ka shërbyer më shumë për njohjen e territorit.
“Java e parë ka qenë njohja me zonat e censit. Javën e parë janë orientuar të bëjnë pyetjet e duhura”.
Përgjegjësja e INSTAT tha se e rëndësishme është se qytetarët në Himarë ashtu si në mbarë qarkun e Vlorës po tregohen bashkëpunues me anketuesit e INSTAT.
“Në Himarë procesi i qetë. Në çdo familje intervista korrekte. Ne kemi angazhuar personel për përkthyes kur ata kërkojnë gjuhën greke. Pyetjet për etninë dhe fenë nuk janë të detyrueshme. Ne nuk mund të gjykojmë nëse thonë të verteten sepse është deklarim i lirë.
Pyetje: Problematika të mundshme?
Procesi është shumë teknik dhe smund të flasim për problemet sepse terreni ka probleme teknike. Probleme tek njerëzit mund të ketë, por kemi bërë punë këmbëngulëse me qytetarët që të bashkëpunojnë”.
Censi 2023 nisi më 18 shtator në gjithë Shqipërinë, ndërsa pritet të përfundojë më 30 tetor. Të dhënat mbi numrin e popullsisë dhe përqindjen e pakicave kombëtare pritet të dalin në qershor 2024. (Luljeta Ndoka, TVM2)
