Përmbytje në Nju Jork
Ndryshimet klimatike po tregojnë fytyrën e tyre të vërtetë....

Ndryshimet klimatike po tregojnë fytyrën e tyre të vërtetë. Fatkeqësitë natyrore me stuhi të forta, shira të rrëmbyeshëm dhe përmbytje të mëdha po bëhen të zakonshme.
Pas përmbytjeve katastrofike në Libi, ku qindra mijëra njerëz humbën jetën, këtë herë tërbimin e natyrës e ndjenë edhe banorët e Nju Jorkut.
“Gjëja më e mirë që mund të bëni është të qëndroni në shtëpi. Nëse duhet të dilni diku me automjet, nëse ka ujë në rrugë, rishikoni vërtet vendimin tuaj” – tha Guvernatorja e Nju Jorkut, Kathy Hochul.
“Kam jetuar këtu gjithë jetën dhe nuk kam parë kurrë diçka të tillë”. “Nuk kam qenë kurrë këtu për 47 vjet dhe kjo është vërtet e frikshme” – deklaroi një banore e Nju Jorkut.
Në Nju Jork është shpallur gjendja e jashtëzakonshme për shkak të përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut.
Një numër i madh zonash janë përmbytur, shumica e rrugëve janë nën ujë, gjithashtu ka një ndalesë në trafikun hekurudhor, metroja dhe një terminal në aeroportin Laguardia janë të mbyllura.
“Nuk kemi asnjë informacion. Thonë se trenat nuk lëvizin, kaq, asgjë nuk mund të bëhet”.
“Thonë se mund të marrim rrugë të tjera, por çfarë do të jenë dhe ku do të arrijnë nuk dihet. Kjo është arsyeja pse vendosa të qëndroj këtu”.
Në Greqi përhapen infeksione pas stuhisë
Tmerri që sjell ndryshimi i klimës është i njohur për banorët e Greqisë. Ata e kaluan verën duke u përballur me vapën e ferrit dhe zjarret katastrofike, por fillimi i vjeshtës u prit me stuhi të paprecedentë që sollën me vete shira të rrëmbyeshëm dhe përmbytje katastrofike.
“Për njëzet ditë ne e shohim lumin afër urës. Nuk i kushtohet kujdes, shtrati nuk pastrohet dhe më pas vërshon sërish. Me kë të flasim?” – tha një banorë i Volosit.
“Kjo me të vërtetë më mërzit. Sapo pastrova, hodha shumë gjëra dhe të tjerat i vendosa përsëri në vend dhe u vërshuan përsëri. Më duhet të hedh përsëri gjithçka, nuk do të mbetet tjetër veç mureve” – u shpreh një banore e Volosit.
Shkatërrimi i lënë pas përmbytjeve shkaktoi edhe përhapjen e sëmundjeve infektive. Viktima e parë e lepto-spirozës në Thesali. Deri më tani janë regjistruar nëntë raste të infektimit nga kjo sëmundje e përhapur nga brejtësit. Dy persona janë shtruar në spital. (Sedat Selimi, TVM2)
