Maqedoni
Parashikimi imotit
01.10.2023 11:46
Këtë të diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme...

Këtë të diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, falë masave ajrore relativisht të thata. Moti do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash kalimtare përgjatë relieveve kodrinore-malore. Reshje të dobëta shiu do të jenë prezente në majat e maleve në jug të vendit.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 6°C deri në 16°C, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 23°C deri në 30°C.
Në Shkup me diell, me vranësira mesatare dhe me erë mesatare. Temperatura minimale do të zbresë deri në 11°C, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 27°C.
