Botë

Çështja “Doshi”, dëshmon në prokurori Dritan Prifti

10.03.2015 17:22

Çështja e deputetit, Tom Doshi, i cili pretendon se donte ta vriste kreu i Kuvendit, Ilir Meta, po kthehet tashmë në një histori me mjaft pikëpyetje...

Përpos dëshmive të fundit se asnjë s’ka dashur ta vrasë ish-deputetin socialist, deklarimet më të fundit të dhëna në prokurori gjatë paradites së sotme dëshmojnë se ka pasur një plan për vrasjen e tij.
 
Ish-deputeti i partisë së Ilir Metës, Dritan Prifti, tha pas marrjes në pyetje se nuk i trembet askujt, madje as Ilir Metës dhe se para hetuesve ka dëshmuar të vërtetën.
 
Demokratët vijuan sot me kërkesat e tyre për dorëheqjen e Metës. Kreu i grupit demokrat, Edi Paloka, foli për lidhjet e Metës me krimin.
 
Për këto arsye, demokratët kanë paralajmëruar një protestë masive më 12 mars. 
 
Ndërkohë, një tjetër vendim i rëndësishëm i drejtësisë është dënimi i Kostandin Xhuvanit me 35 vjet burg dhe pa të drejtën për t’u liruar me kusht.
 
Djali i deputetes, Luiza Xhvani, vrau para disa muajsh 4 persona nën efektin e drogës.
 
LULJETA NDOKA