Maqedoni
Ajvari dhe ushqimet tjera të vjeshtës janë bërë luks për qytetarët e Strugës
01.10.2023 12:26
Ajvari dhe ushqimet tjera të vjeshtës të cilat janë të domosdoshme për çdo shtëpi për të kaluar dimrin...

Ajvari dhe ushqimet tjera të vjeshtës të cilat janë të domosdoshme për çdo shtëpi për të kaluar dimrin, tashmë janë bërë luks thonë qytetarët e Strugës. Çmimet e larta të pemëve dhe perimeve kanë zvogëluar shumë shportën e struganëve, duke i bërë shumë produkte të papërballueshme për një pjesë të qytetarëve.
“Të larta. Nuk jane të përballueshme, për ndënjë që jeton jasht po, për ne që jemi ktu nuk janë të përballueshme. Janë të domosdoshme. Por përsëri bëjnë njerzit, ku ta kalosh bie era ajvar, se duhen.”, u shpreh një qytetar.
“Shtrejnt, sa jan biberkat, turp i madh ku i kan rrit pensionet, 12 mij mae ne muaj a kam 30 vjet stazh. A sa jan çmimet. Me se ti bojm duhet pare, rryma sa ka hypur.”, thanjë qytetar.
“Shikoni edhe vetë ju i keni inçizuar, çmimet janë të larta, ne këtu, ka njerëz që janë edhe pa punë vetëm i shikojmë dhe nuk blejmë. Veçse janë të domosdoshmë që duhet të bëhen, se përgatitemi për dimrit nuk dihet si vijn dimri, se çmimet janë të larta, nga 60 denar dhe kto të vendit me 100 denar dhe 80 denar.”, u shpreh një qytetar.
“Sipas çmimeve nuk ja vlen, ma mir ke llogari tmarish një tegull në market se sa kështu të blesh te ziret një tegull 1000 den.”, tha një qytetar.
“Për kta që jetojnë ktu shtrejnt jane, por duhet, çfarë të bëjmë.”, u shpreh një qytetar.
“Të gjitha aq kan hyp sa nuk e di më. Jan sjan kur vjen koha duhet të bëhet çdo gjë. Është shtrejntuar çdo gje por populli do të hajë.”, tha një qytetar.
Pothuajse jemi në muajin tetor dhe shumë qytetarë ende nuk kanë blerë produktet që janë nevojshmë për përgatitjen e ushqimeve të vjeshtës për shkak se presin të ulen çmimet, sepse janë të papërballueshme për blerje me shumicë. Çmimet e specave në Strugë variojnë nga 40 deri në 60 denarë, ndërsa të domateve nga 60 deri në 100 denarë.
ILMIE ZHAKU
