Botë
Sulm terrorist në Ankara, vriten dy terroristë, plagosen dy policë
01.10.2023 14:00
Dy terroristë në mëngjes kanë kryer një sulm me bombë para ndërtesës së Ministrisë së Brendshme në Ankara....

Dy terroristë në mëngjes kanë kryer një sulm me bombë para ndërtesës së Ministrisë së Brendshme në Ankara.
Ministri i Brendshëm i Turqisë tha se njëri prej terroristëve u vra nga shpërthimi, ndërsa tjetri u “neutralizua” nga forcat turke. Ai gjithashtu bëri të ditur se edhe dy oficerë të policisë turke u plagosën lehtë gjatë incidentit. Nuk dihet deri tani se kush mund të jenë sulmuesit. Grupet militante kurde dhe të ekstremit të majtë, si dhe Shteti Islamik kanë kryer sulme vdekjeprurëse nëpër Turqi në të kaluarën.
Ministri I Brendshëm i Turqisë tha se sulmuesit mbërritën në kompleksin ministror me një veturë të vogël komerciale. Në pamjet e publikuara nga vendi i ngjarjes shihen ekipet e shpëtimit duke punuar pranë një veture të parkuar në zonën pranë Parlamentit të Turqisë dhe ndërtesave ministrore. Policia e ka mbyllur qasjen në qendër të qytetit.
Dy oficerët e plagosur po trajtohen në spital dhe gjendja e tyre nuk është e rëndë, sipas mediave lokale.
