Maqedoni
Konflikti në veri të Kosovës, Ivanov: Mund të përcillet në vendet e rajonit
01.10.2023 14:23
Konflikti një ditor i cili ndodhi në veri të Kosovës, e ku për pasojë mbetën një policë i Republikës së Kosovës...

Konflikti një ditor i cili ndodhi në veri të Kosovës, e ku për pasojë mbetën një policë i Republikës së Kosovës, dhe disa nga radhët e grupit të armatosur që ilegalishtë ishin future në teritorin e Republikës së Kosovës, mundet lirisht të përcillet edhe në vendet tjera të rajonit, sepse edhe ashtu situate politike dhe e sigurisë në të gjitha vendet e rajonit është e brishtë, vlerëson gazetari dhe analisti politik nga Maqedonia Zoran Ivanov. Ky i fundit për TVM2, ka pohuar se e gjithë kjo është si pasojë se në krye të shtetit Kosovar dhe atij serb keni persona nacionalistë të cilët më shumë janë të interesuar për përshkallzimin e situatës, sesa të krijojnë qetësi në Ballkan.
“Gjithçka është e mundur, ky është Ballkan, edhe më keq kur në mes dy palëve të konfrontuara Kosova dhe Serbia keni dy nacionalistë në krye është gjithcka normale. Kamë përshtypje që të dy këto edhe Kurti edhe Vuçiq duan një konflikt i cili do të dalë edhe përtej kufijëve të tyre. Kurti vije në Shkup dhe Tetovë dhe nuk i shmanget retorikës nacionaliste, ndërsa Vuçiqi dy herë përmend Maqedonin si vend i mundshëm për konflikt, dhe këtë e bënë në mënyrë të pa skrupullt duke i përfshirë këtu etnitetet. Ne në RMV duhet të bëjmë tifo për vendin tonë, dhe për sigurinë në Ballkan, duke besuar në faktorin ndërkombëtare e cila më gjithë atë nuk po bënë presion sa duhet tek të dyja palët.”, tha Zoran Ivanov, gazetar dhe analist politik.
Bajrami: Serbia të izolohet, destabilizon rajonin
Ndërsa Xhelil Bajramin analist politik nga Shqipërija, vlerëson se Republika e Kosovës me këtë aksion ka treguar se është një shtet mir i organizuar për ta mbrojtë rendin kushtetues dhe kufijt e sajë, ndërsa Policia e Kosovës ka dëshmua profesionalizëm të lartë në këtë akt të rrëndë terrorist, dhe nëse duhet të ketë qetësi në Ballkan sipas tij Serbia duhet të izolohet dhe të anashkalohet nga marrëdhënie ndërfqinjësore në mes shteteve të Ballkanit, sepse e njejta po prodhonë politikë sllavo-ruse, dhe po krijon konflikte në rajonin e Ballkanit.
“Policia e Kosovës ka dëshmua profesionalizëm të lartë në këtë akt të rrëndë terrorist, të organizuar nga shteti serb, kurse bashkësia ndërkombëtare dështoi edhe njëher për ta larguar serbinë nga nëna e keqe rusi. Besoj që tani është koha, që shtetet e rajonit në bashkëpunim me NATO-në, BE-në dhe SHBA-në të ndërtojnë një hapësir mbrojtëse nga kërcënime real serbo-rus. Është koha që shtetet e rajonit të ndërtojnë një politik izoluese ndaj serbisë, e cila të dielën tregoj se politika e Millosheviqit me në krye presidentin e serbisë Aleksandar Vuçiq. Unë besoj se është koha që të izolohet Serbia, kurse me izolimin e kësaj, izolohet Rusia.”, tha Xhelil Bajrami, analist politik.
Bajrami poashtu ka pohuar se ka pritur që Kryeministri i Shqipërisë të thirrë në një tryezë liderët e rajonit duke e përjashtuar Serbinë, dhe për të treguar se reziku që vije nga politika serbo-ruse të marrë fund në rajon.
FITIM KRYEZIU
