Maqedoni

Ndryshimet kushtetuese, Kasami: Nëse nuk hiqet 20% ne nuk votojm

01.10.2023 15:27

Kanë kaluar një muaj e gjysmë nga seance e pasuksesshme në Kuvend ku duhej të përfshihen në Kushtetut bullgarët...

Kanë kaluar një muaj e gjysmë nga seance e pasuksesshme në Kuvend ku duhej të përfshihen në Kushtetut bullgarët dhe pesë popuj të tjerë dhe ende nuk është caktuar vazhdimi i saj, gjegjësissht votimi. Pushteti këmbëngul se ndryshimet kushtetuese patjetër do të realizohen, biles edhe me votat e opozitës, ndërsa blloku opozitar si shqiptare ashtu edhe maqedonase, thonë se një gjë e till është “mission i pasuksesshëm”.  Në një intervist për Radio Evropa e Lirë, Kreu i Levizjes “Besa”, thotë se as që janë duke menduar për votim të ndrshimeve kushtetuese në Kuvend, sepse pushteti  nuk tregon aspak interes për kërkesën e frontit opozitar që formulimi 20% të hiqet dhe të zëvendësohet me atë gjuha shqipe. 
 
“Ne si lëvizje bëmë një kërkesë formale, por qëndrimi i përbashkët i opozitës shqiptare është që pjesa e ndryshimeve kushtetuese të përfshijë edhe ndryshimin e formulimit të gjuhës shqipe nga “gjuha e folur nga 20 për qind e qytetarëve” në formulimi “gjuha shqipe”. Qeveria nuk ndjen as përgjegjësinë më të vogël për ta futur në procedurë pa pasur detyrimin në Kuvend për të siguruar votat tona. Jo, për sa kohë që qeveria nuk tregon interes për të dëgjuar zërin tonë, ne nuk do të votojmë ndryshimet kushtetuese. Qëndrimi ynë është i qartë.”, tha Bilall Kasami, kryetar i levizjes “Besa”.
 
Mickovski: Nuk pranojmë diktat 
 
Lideri I VMRO-DPMMNE ripërsërit se nuk pranojnë diktat për ndryshimet  kushtetuese dhe porosit ndërkombëtarëve që të mos lejojnë që të mbahen peng i interesave ruse duke kënaqur Bullgarinë.
 
“Kjo është shumë e rëndësishme sepse shumë në shoqërinë maqedonase e nënvlerësojnë këtë dhe shumë sot përpiqen të na thonë se nëse nuk e pranoni diktatin në të cilin ne as nuk ishim pjesëmarrës, atëherë nuk ka Evropë për ne. Më vjen shumë keq që edhe një herë Evropa është mashtruar nga politikanët kriminalë në Maqedoni dhe në Ballkan, duke përmbushur interesat e Bullgarisë, fatkeqësisht ajo është peng i politikës ruse në Ballkan. Maqedonia dhe VMRO-DPMNE gjithmonë në histori kanë pasur orientim properëndimor.”, tha lideri i VMRO-DPMMNE, Hristijan Mickovski.
 
Joformalisht afati për futjen e bullgarëve në Kushtetutë, skadon në fund të nëntorit, në fillim të dhjetorit, më saktësisht deri në Këshillin Evropian, i caktuar për 14-15 dhjetor, kur BE, sjell vendim mbi realizimin e ndryshimeve kushtetuese dhe vendos për vazhdimin e negociatave. Në rastë se Maqedonia e Veriut nuk i mbaron detyrat e shtëpisë do të vazhdoj qëndrimin e saj në dhomën e pritjese së BE-së. 
 
SANIJE DURAKU