Maqedoni

Uniforma nga Turqia për gjimnazistët e Likovës

10.03.2015 17:39

Shoqata shqiptaro-turke nga Komuna Kyçyk Çekmexhe e Stambollit, sot ka sjellë 520 komplete të uniformave për nxënësit e Gjimnazit “Ismet Jashari” të Likovës...

Uniformat në praninë e ministrit për Pushtet Lokal, Lirim Shabanit dhe kreut të Komunës së Likovës, Sadulla Durakut, i ndanë kryesuesit e shoqatës mike nga Turqia. 
 
Udhëheqësit e kësaj shoqate nga Turqia, me origjinë nga rajoni i Kumanovës dhe Likovës, kanë paralajmëruar edhe donacione të tjera për këtë rajon. 
 
NEXHAT AQIFI