Maqedoni

Sezona e vjeshtës me infektime nga viruset

01.10.2023 15:52

Ndryshimet e temperaturave në stinën e vjeshtës shoqërohen me rritjen e fluksit të pacientëve të infektuar me viruset....

Ndryshimet e temperaturave në stinën e vjeshtës shoqërohen me rritjen e fluksit të pacientëve të infektuar me viruset e stinës thotë mjekja Mevlane Islami Limani, thekson që këto viruse prekin të gjitha grupmoshat por më të rrezikuar janë fëmijët, personat e moshuar, pacientët me sëmundje kronike dhe ata me imunitet të kompromituar. Limani rekomandon për kujdes më të madh në shfaqjen e simptomave të para të virusit si dhe konsultim me mjekun amë.

“Çrregullimet janë të dykahshmebtë cilat janë manifestuar klinikisht me tempertaura të larta, vjellje, diare që janë shenja tipike gastrointensinale të fundverës, si edhe ata që kanë prekur traktin e sipërm respirator njëkohësisht janë shoqëruar me temperature të larta, rrjedhje hundësh, skuqje fyti, dhimbje muskuj, dhimbje koke. Në fillimet e para të shfaqjes së simptomave përkujdesja  dhe kurimi fillimisht të jepet nga ana e prindërve si ruajtja e rehidrimit, terapia simptomatike në konsultim me mjekun amë, ruajtja e higjienës ambientale, shamngia e kontaktit me persona të infektuar.”, tha thotë mjekja Mevlane Islami Limani
 
Qytetarët e anketuar thonë që sezona e vjeshtës u sjell molisje dhe viruse të ndryshme, mundohen të kujdesen për shëndetin me vitamina të ndryshme.
 
“Djali ka pas problem me barkqitje dhimbje të barkut ja po e çojmë në kontrollë te mjeku.”, u shpreh një qytetar.
 
“Kam problem me shtypjen në këtë kohë dhe tash kam ardh për kontrollë tek mjeku.”, tha një qytetar.
 
“Jo skemi pas problem me viruse, po përdori magnesium, omega 3, mundohem më mirë me qenë.”, u shpreh një qytetar.
 
“Erdha të marr barna, po më mundon sezona e vjeshtës.”, tha një qytetare.
 
“Kam pak probleme e po mundohemi të kujdesemi për vete me terapitë që na përshkruan mjeku.”, u shpreh një qytetare. 
 
Sezona e vjeshtës njihet si sezonë i gripit dhe viruseve. Ndryshimet klimatike ndikojnë në uljen e imunitetit ndaj mjekët apelojnë në këtë stinë  për kujdes  më të shtuar me marrjen e vitamineve dhe mineraleve.
 
VLORA LATIFI TOPOJANI