Maqedoni
Tetova në rrezik nga qentë endacak, qytetrët: Komuna të merr masa për strehimin e tyre
01.10.2023 16:08
Deri sa shumë qytetar friksohen nga qent endacak dhe kërkojn largimin e tyre nga vendbanimet në Tetovë...

Deri sa shumë qytetar friksohen nga qent endacak dhe kërkojn largimin e tyre nga vendbanimet në Tetovë zonja Fikreta Cejkoviç për çdo ditë kujdeset dhe ushqen pesë qen endacak. Sipas saj këta qenë janë lënë në mëshirë pasi askush nuk përkujdeset për ti strehuar.
“Më vjen keq çdo kund ku shohë qen në bazë të mundësive i ushqej, katër pesë i ushqej, ky është më i moshuari edhe nëse nuk i jep ushqim do të ngordh nga uria. Ne çdo ditë hedhim ushqim pse ta hedh në kosha kur mund t’ua jap qenëve.”, tha Fikreta Cejkoviç, qytetare.
Sipas zonjës Fikreta, qentë nuk janë agresivë, nëse ato nuk i sulmon, ajo ka frikë nga qentë e rijnë që nuk i njehë. Fikreta thotë se këta qen nuk duhet të qëndrojnë në rruga pasi që sipas saj tenderët nuk përfundojnë për përkujdesjen e qenëve por tek xhepat e pushtetarve.
“Obligimi e kanë se ka tenderë nga bashkimi Evropian janë stërmbushur me para, por në vend që të përfundojnë në strehimore dhe mirë ti ushqejnë ata i marrin për vetë për bizneset e tyre.”, tha Cejkoviç.
Ndërkohë qytetarët e Tetovës thonë se urgjentisht duhet marren masa dhe qent endacak të largohen.
“Mendojë që urgjentisht më merren masa edhe qentë të largohen nga rruga për shkak se shoh edhe fëmijë që shkojnë në shkollë dhe kanë frikë nga qentë se janë të rrezikshëm edhe ata mund edhe ti sulmojnë fëmijët.”, u shpreh një qytetar.
“Komplet duhet të largohen, jo një apo dy ata janë të rrezikshëm, shiko ndonjë ndërtesë, kosh plehrash apo market më të madh është vdekje.”, tha një qytetar.
Në komunën e Tetovës ka gati nëntë muaj që askush nuk merret me trajtimin e qenve endacak, edhe pse ky problem është premtuar se do të zgjidhet nga ana e komunës së Tetovës akoma nuk kanë hapur asnjë procedurë për furnizime publike.
“Procedura për ndërtimin e strehimores për qentë endacakë është aktualisht në fazën e procesit dhe po zhvillohet me seriozitet dhe përkushtim të plotë. Ne jemi të vendosur që të sigurojmë çdo gjë që ky projekt të realizohet me sukses dhe se qentë endacakë në Tetovë përfundimisht të kenë një strehim të sigurt dhe të përshtatshëm. Në të ardhmen e afërt (pa specifikuar kohën), do të nisim edhe me procesin e prokurimit publik, ku të gjithë palët e interesuara do të kenë mundësinë të paraqesin ofertat e tyre për të ndihmuar në ndërtimin e kësaj strehimore të rëndësishme.”, thuhet në komunikatën me shkirm të komunës së Tetovës.
Nga SPB-Tetovë njoftojnë se në Tetovë ka më shumë kafshime gjatë nëntë muajve në krahasim me vitin e kaluar. Komuna e Tetovës për dy vite ka trajtuar vetëm 82 qen endacak, dhe kjo tregon se numri i qeneve në Tetovë është duke u rritur, ndërsa shumica e tyre janë edhe të pa vaksinuar, me të rrezikuar janë fëmijt dhe të moshuarit.
VISAR SADIKI
