Maqedoni
Trajkovski: Marketet kanë pasur kohë për të korrigjuar gabimet
01.10.2023 16:51
Janë mbyllur dhjetë markete të ndryshme në Shkup, Gostivar, Tetovë, Kumanovë, Kavadar, Kërçovë....

Janë mbyllur dhjetë markete të ndryshme në Shkup, Gostivar, Tetovë, Kumanovë, Kavadar, Kërçovë. Nga 20 shtatori janë kryer 550 kontrolle të inspektoratit të tregut, janë shqiptuar gjoba prej 6 milionë e 320 mijë denarë. Nuk do të lëmë hapësirë për mospërfillje të vendimit dhe as nuk do të lejojmë që konsumatorët të mashtrohen.
“Pra, nuk është e drejtë që asnjë nga qytetarët dhe konsumatorët të dalë në treg dhe të shohë p.sh. çmimin e jogurit që është 109 denarë para se të merren vendimet, pas marrjes së vendimeve dhe njoftimit të qeverisë për ulje çmimi, i njëjti konsumator të shkojë në të njëjtin treg dhe të shohë shenjën e çmimit të garantuar, dhe çmimi të mos ulet, pra të jetë akoma 109 denarë.”, tha drejtori i Inspektoratit të Tregut, Goran Trajkovski.
Gjorgievski: Nuk duhet të ketë dënime, por vetëm paralajmërime
Prodhuesit dhe tregtarët janë të prekur nga masat e qeverisë sepse kanë çmime gjithnjë e më të larta për inputet, thotë nënkryetari i Lidhjes së Odave Ekonomike, Goran Gjorgievski.
“Nuk duhet të ketë ndëshkime shtesë të tregjeve por edhe të prodhuesve, pra të vazhdojmë me masat paralajmëruese sepse janë kohë shumë të vështira, kohë specifike ku duhet t'i kushtojmë vëmendje aktivitetit ekonomik si të tregjeve ashtu edhe të vetë prodhuesve.”, tha nënkryetari i LSM-së, Goran Gjorgievski.
Dënimi për mosrespektim të çmimit të garantuar është tre deri në 30 ditë mbyllje të objektit dhe gjobë nga 800 deri në 15 mijë euro. Qëllimi nuk është ndëshkimi, informojnë autoritetet e vendit, por zgjimi i përgjegjësisë sociale dhe respektimi i vendimit për ngrirjen e çmimeve, i cili vlen deri më 30 nëntor.
SEDAT SELIMI
