Maqedoni

Babovski: Produktet ushqimore janë të sigurta

01.10.2023 17:09

Qumshti është i sigurt për pije thon nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari, pas akuzave të shumta të VMRO-DPMNE-së...

Qumshti është i sigurt për pije thon nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari, pas akuzave të shumta të VMRO-DPMNE-së opozitare se ka nivel të rritur të amflatoksinës dhe të njejtat janë lëshuar në tregun e Maqedonisë së Veriut. Drejtori i Agjenciës për Ushqim dhe Veterinari, thotë se pretendimet e VMRO-DPMNE-së kanë të bëjnë me grumbullimin e pikëve të vogla politike dhe keqpërdorimin e ndjenjave të popullit.
 
“Kosi i përmendur probiotik, jo ai proteinik siç e ka emërtuar Cvetan Tripunovski, bëhet fjalë për dy dërgesa me kos probiotik, secila prej 7,053 kilogramë, gjegjësisht gjithsej 14,106 kilogramë të këtij produkti me nivel të shtuar të aflatoksinës, të cilat dje janë kthyer në Serbi me pëlqimin e eksportuesit dhe autoritetit kompetent të Republikës së Serbisë. Asisi këto produkte nuk kanë përfunduar në treg, siç pretendon Tripunovski, por kanë qenë nën mbikëqyrje zyrtare deri në kthimin e tyre. Unë me përgjegjësi pretendoj se është manipulim i pastër nga ana e tij.”, tha drejtori i AUV-së, Nikollçe Babovski.
 
VMRO-DPMNE: PTh të hap rast kundër drejtorit të AUV-së
 
VMRO–DPMNE vazhdojn me akuzat se qumështi dhe kosi proteinik me amflatoksinë kanë përfunduan në tregun e vendit, ndërsa Agjencia për Ushqim dhe Veterinari zgjohet nga gjumi vetëm kur VMRO-DPMNE i kap në flagranc. Ata kërkojn prokuroria themelore të hetoj rastin dhe mos të pret që drejtori i AUV-së të japë dorëheqjen. 
 
SANIJE DURAKU