Maqedoni
Likovë, bujqit nuk dinë se ku duhet të regjistrohen
10.03.2015 17:42
Ligje të ndryshme, subvencione dhe një sërë vështirësish të tjera kanë tubuar sot në fshatin Mateç të Likovës...

Ligje të ndryshme, subvencione dhe një sërë vështirësish të tjera kanë tubuar sot në fshatin Mateç të Likovës bujq e blegtorë të kësaj komune në një kuvend punues për të kërkuar dalje nga situata e krijuar.
Në një prononcim për media, kryetari i Shoqatës së Fermerëve “Agrokultura”, Menduh Nuhiu, sqaron brengat e bujqve dhe fermerëve.
Bujqit se kanë idenë se as ku duhet të regjistrohen dhe riregjistrohen konformë ligjeve, pasi që duhet të bredhin nëpër sportele të institucioneve të ndryshme, tha Sejfulla Bajrami, punonjës juridiko-financiar.
Edhe bujq-blektorë të tjerë u ankuan se me vite nuk i kanë marrë subvencionet të cilat u takojnë me ligj.
NEXHAT AQIFI
