Botë

Autoritetet e Kosovës prezantojnë dëshmi të reja për sulmin në Banjskë

01.10.2023 17:51

Një javë pas sulmit terrorist në veri të Kosovës, ku si pasoj humbi jetën polici Afrim Bunjaku...

Një javë pas sulmit terrorist në veri të Kosovës, ku si pasoj humbi jetën polici Afrim Bunjaku, Ministria e Punëve të Brendshme në Kosovës ka prezentuar dëshmi të reja reth përgaditjes për sulm. Sipas dëshmive që policia i ka siguruar nga dronet e konfiskuara të grupit terroristë, sulmi ka pasur për qëllim aneksimin e veriut të Kosovës. Sipas autoriteteve të Kosovës përmes këtyre provave vërtetohet se përgatitjet për sulm u bënë në Serbi edhe atë në pronën e Milan Radoinçiqit. 
 
“Këto të dhëna po ashtu tregojnë se grupit terrorist i është vënë në dispozicion infrastruktura dhe logjistika e ushtrisë së Serbisë për stërvitje ushtarake para sulmit në Kosovë. Bazuar në të dhënat e siguruara rezulton se qendra e grupit terrorist ka qenë Kopaoniku, përkatësishht hapësira që është pronë e Milan Radoiçiqit. Ushtrimet ushtarake janë mbajtur në një ndër poligonet më të mëdha të ushtrisë serbe “Pasuljanske livade” dhe atë së paku katër ditë para sulmit në Banjskë.”, tha drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha.
 
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka thënë se në dokumentet që kanë por që smunden ti publikojn për momentin ka një plan për aneksimit të veriut të paraparë në fazën fillestare në 37 pocizione, nga ku do të sulmoheshin njësitet policore, jo vetëm në Banjskë e Zveçan por në të gjitha pjesët veriore, e pastaj krijimi i një korridori të lirë për Sërbinë dhe furnizimet tjera me njerëz, materiale, ekspertë dhe furnizime të tjera të nevojshme për një rezistencë të armatosur dhe për krijimin e një realiteti të ri në vend. Ai ka bërë të ditur se janë gjetur edhe disa prova të ndikimit të Rusisë në sulmin në Banjskë, 
 
“Janë disa prova, janë deklaruar tashmë se një nga disa veturat janë gejtur në gjuhën ruse, një nga ose disa nga pajisje janë ruse, motorët katërrrotshe i keni parë, janë prodhim rus, dhënë si donacion ushtrisë së Serbisë. Ata i kanë shfrytëzuar për sulme ndaj Republikës së Kosovës.”, tha ministri i punëve të brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla.  
 
Autoritet e Kosovës kërkojn nga Bashkësia Ndërkombëtare jo vetëm të dënojn por edhe të sanksionojn Serbinë sepse dëshmit flasin se është sponzorizues siç thonë i terrorizmit në rajon. 
 
SANIJE DURAKU