Maqedoni
Mickoski: Amnistia liron kriminelët për të ndihmuar LSDM-në në zgjedhje
01.10.2023 18:40
Kreu i VMRO – DPMNE-së ka kritikuar edhe ligjin për amnisti, i cili tha se liron kriminelët...

Kreu i VMRO – DPMNE-së ka kritikuar edhe ligjin për amnisti, i cili tha se liron kriminelët për të ndihmuar LSDM-në në garën zgjedhore.
“Ai projekt-ligj i turpshëm për Amnisti të kriminelëve që ata kanë paraqitur tani është vetëm një tregues i dëshpërimit të tyre. Fillimisht e sollën pas një procedure të shkurtuar, duke abuzuar me ligjin e flamurit europian për të ndryshuar nenet e Kodit Penal, me të cilin duan të mendojnë se janë të mbrojtur pas rënies nga pushteti, dhe tani para zgjedhjeve po krijojnë një skenar për lirinë e një numri të madh kriminelësh, mendojnë se do t'i ndihmojnë në fushatën zgjedhore. Kovaçevski, duhet ta pranoj, paguan një çmim të lartë për koalicionin e tij dhe degradon fuqishëm shoqërinë tonë ku hyn në fuqi parimi i mosndëshkimit.”, tha kryetari i VMRO–DPMNE-së, Hristijan Mickovski.
