Maqedoni

Parashikimi i motit

02.10.2023 08:46

Vendi ynë sot paradite do të jetë nën ndikimin e kthjellimeve në pothuajse të gjithë territorin...

Vendi ynë sot paradite do të jetë nën ndikimin e kthjellimeve në pothuajse të gjithë territorin, por herë pas here do të ketë kalime të lehta të vranësirave të cilat më të theksuara pritet të jenë në zonat veriore.
 
Ndërsa orët vijuese do të shtojnë gradualisht vranësirat në të gjithë territorin e vendit por nuk priten reshje. Parashikohet që alternim kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta të dominojnë vendin edhe gjatë natës.
 
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje vetëm në orët e mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 29°C.
 
Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm, me diell dhe me vranësira mesatare. Do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet në 15°C ndërsa ajo maksimale do të arrij deri në 27°C.