Botë

Ministrat e Jashtëm të BE-së në takim të paprecedentë në Kiev

02.10.2023 09:19

Ministrat e jashtëm të BE-së po takohen në Kiev në shenjë mbështetjeje për Ukrainën...

Ministrat e jashtëm të BE-së po takohen në Kiev në shenjë mbështetjeje për Ukrainën, deklaroi sot kryediplomati i bllokut Josep Borrell, mbi 19 muaj pasi Rusia nisi pushtimin e saj në shkallë të plotë të Ukrainës.
 
“Unë po mbledh sot ministrat e Jashtëm të BE-së në Kiev, në takimin e parë të të gjitha 27 vendeve anëtare jashtë BE-së. E ardhmja e Ukrainës është brenda BE-së”, shkroi Borrell në platformën "X".
 
Udhëtimi i tyre nuk u njoftua paraprakisht për arsye sigurie.