Botë

Vuçiq: Serbia nuk do luftë, nuk do të dërgoj forca ushtarake në Kosovë

02.10.2023 11:20

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq tha se nuk ka ndërmend të urdhërojë ushtrinë të kalojë kufirin me Kosovën...

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se nuk ka ndërmend të urdhërojë ushtrinë të kalojë kufirin me Kosovën, duke shtuar se do të tërheqë forcat nga kufiri, për siç tha ai, përshkallëzimi i konfliktit do të ishte kundërproduktiv, sa i përket aspiratave të Serbisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Vuçiq tha se nuk do të ishte e dobishme për Beogradin dhe se me këtë do ta shkatërronin pozitën që, siç tha ai, e kishin ndërtuar për një vit. Por, zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të ShBA-së, John Kirby, shprehu shqetësimin e Washingtonit të premten për “dislokimin e madh të trupave serbe përgjatë kufirit me Kosovën.”, duke i bërë thirrje Beogradit që të tërheqë forcat e saj. Kirby tha se ShBA-ja po “monitoron dislokimin e forcave të mëdha ushtarake të Serbisë përgjatë kufirit me Kosovën”, që ka ndodhur gjatë javës së kaluar, duke përfshirë artilerinë e avancuar, tanket dhe njësitë e mekanizuara të këmbësorisë. 
 
Qeveria e Kosovës të dielën kërkoi nga Serbia të tërheqë menjëherë të gjitha njësitë ushtarake nga kufiri i Kosovës. Dislokimi kërcënon integritetin territorial të Kosovës dhe praninë ushtarake ndërkombëtare në vend, thuhet ndër të tjera.