Botë

Meksikë, humbën jetën 10 emigrantë kubanë

02.10.2023 11:48

Të paktën 10 emigrantë kubanë që ishin fshehur në një kamion mallrash kanë vdekur pasi automjeti u përmbys...

Të paktën 10 emigrantë kubanë që ishin fshehur në një kamion mallrash kanë vdekur pasi automjeti u përmbys në një autostradë në shtetin jugor meksikan të Chiapas. Aksidenti ndodhi pranë kufirit të Guatemalës, raportoi AFP, duke cituar zyrtarë lokalë të sigurisë.

Të paktën 17 të tjerë u plagosën, thanë zyrtarët lokalë, duke shtuar se një nga viktimat ishte një fëmijë, ndërsa besohet së të gjitha ishin femra. Sipas Institutit Kombëtar të Migracionit, shoferi i kamionit ka qenë me shpejtësi, ka humbur kontrollin e drejtimit dhe është përmbysur, raportohet të jetë larguar nga vendi i aksidentit. Aksidenti ndodhi në një pjesë të autostradës përgjatë bregut të Paqësorit, të cilën emigrantët e përdorin shpesh në përpjekje për të arritur në ShBA.