Maqedoni
Dibër, përfundoi festivali “Teatri shqiptar në Maqedoni”
02.10.2023 14:10
Në natën e fundit të festivalit “Teatri Shqiptar në Maqedoni” edicioni 22...

Në natën e fundit të festivalit “Teatri Shqiptar në Maqedoni” edicioni 22, me pjesën e Dario Fo “Shitet një i vdekur”, trupa teatrore e Tiranës përfundoi festivalin teatror në Dibër.
Meqë festivali ka karakter garues, juria në përbërje: Vjollca Bekteshi Hamiti nga Shkupi, Bislim Muçaj nga Prishtina dhe Suela Konjari nga Tirana ndanë këto çmime:
- 1. Çmimin Qemal Hajdini: Shfaqja më e mirë e festivalit iu nda pjesës “Armiku i popullit” nga Henrik Ibzen, interpretuar nga trupa teatrore e Tetovës.
- 2. Regjia me e mirë: Arben Kumbaro, me pjesën “Armiku i popullit”
- 3. Aktorja më e mirë: Sara Bajrami, Teatri Kombëtar, Shkup
- 4. Aktori më i mirë: Arsim Fazlija, me pjesën “Armiku i popullit”
Dhe dy aktorët jo-protagonist:
- 1.Sheqerie Iljazi dhe 2. Abedin Alimi
Festivalin e shpalli të mbyllur kryetari i Komunës së Dibrës, Hekuran Duka, me dëshirën për t’u ritakuar në edicionin e 23-të.
ATLI DEMA
