Ksavi bën 100 ndeshje si trajner i Barcelonës

02.10.2023 14:10

Tekniku po merr vëmendje aq sa klubi k ka kërkuar zgjatjen e kontratës....

Tekniku po merr vëmendje aq sa klubi k ka kërkuar zgjatjen e kontratës. Ksavi rrëfen momentet më pikante nga karriera e deritanishme si trajner. Në xhiron e radhës në Champions League, pikërisht ndaj Portos, trajneri Ksavi Hernandez do të drejtojë Barcelonën e tij për herën e 100-të. Gjatë këtyre sezoneve nën drejtimin e tij, katalanasit kanë arritur disa suksese ku sigurisht spikat rikthimi te titulli i La Ligës sezonin e kaluar.
 
Në një intervistë për “Mundo Deportivo”, Ksavi tregon edhe disa nga fitoret më të veçanta të tijat në këtë periudhë, si dhe kundërshtarët më të vështirë ndërsa në fund nuk harron edhe një kompliment për Interin. Ndeshja më e mirë- “Triumfi në Superkupë ndaj Realit të Madridit. Ishte titulli ynë i parë, e fituam ndaj Realit dhe ajo ndeshje reflektoi më së miri idetë mbi atë që dua të praktikoj në fushë”, u shpreh Ksavi, i bindur se kjo skuadër ka shumë për të bërë që të arrijë maksimumin e vet dhe që në maksimum mund të fitojë të gjithë trofetë e mundshëm.
 
Më pas ai komentoi fitoren më të veçantë në kohën si trajner i Barcelonës. Duke qenë se ka luajtur vetë futboll cilësor, por tani duke drejtuar një ekip të madh si Barcelona, Ksavi vë në dukje se stadiumet ku ai është ndjerë më mirë dhe që i pëlqen të luajë aty janë impiantet e Seviljes, Atletikos dhe Betisit, ku krijohet një atmosferë e shkëlqyer. Sa i takon taktikës, Ksavi ka radhitur të parin Interin për skemën 3-5-2 që italianët kanë aplikuar në mënyrë perfekte, diçka që ndodh rrallë për një skuadër futbolli t’i përmbahet plotësisht skemës së lojës.