Shahistja shqiptare 13-vjeçare, shpallet kampione Europe!
02.10.2023 14:12
Një sukses i madh është regjistruar në shahun shqiptar, pasi 13-vjeçarja Kler Çaku është shpallur kampione Europe....

Një sukses i madh është regjistruar në shahun shqiptar, pasi 13-vjeçarja Kler Çaku është shpallur kampione Europe. Vogëlushja shqiptare ka arritur të marrë këtë çmim pas 7 fitoreve dhe 2 barazimeve në Kampionatin e Rapidit që sapo ka përfunduar në Slloveni.
Çaku ka fituar në një kompeticion ku merrnin pjesë vajzat deri në moshën 14-vjeçare. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Federata Shqiptare e Shahut me anë të një postimi në faqen zyrtare.
“13-vjeçarja Kler Çaku, me 7 fitore dhe 2 barazime, shpallet KAMPIONE EUROPE, në Kampionatin e Rapidit, që sapo mbaroi në Slloveni, për vajzat deri në moshën 14-vjeçare”, shkruan FSHSH.
