Goditi me grusht lojtarin në fushë, dënohet me 3 vjet burg

02.10.2023 14:17

Ngjarja ka ndodhur në futbollin tajlandez, por tani ajo është bërë virale dhe ka pushtuar rrjetet sociale...

Ngjarja ka ndodhur në futbollin tajlandez, por tani ajo është bërë virale dhe ka pushtuar rrjetet sociale. Në një ndeshje në Tajlandë, një lojtar nuk e ka marrë për mirë ndërhyrjen nga prapa dhe shtyrjen në shpinë, që mori nga një lojtar i ekipit kundërshtar.
 
Dhe futbollisti Aitsaret i Bangkokut vendos vetë për t’u hakmarrë. Pasoja e këtij gjesti të ndodhur, nuk kanë qenë, as më shumë dhe as më pak, por vetëm 3 vjet dënim me burg për lojtarin e Bangkokut këtë sulm brutal, ku viktima ka patur nevojë për t’u qepur 24 herë në fytyrë.