Sahiti vendos derbin e madh kroat
02.10.2023 14:23
Emir Sahiti ka vendosur derbin më të madh në fudbollit kroat....

Emir Sahiti ka vendosur derbin më të madh në fudbollit kroat. Të dielën mbrëma në stadiumin “Polud” që ishte i stërmbushur, Hajduku si vendas fitoi 1:0 ndaj Dinamo Zagrebit. Sahiti shënoi gol të bukur në minutën e 59-të për ta vendosur sfidën e dy skuadrave më të mëdha kroate. Sahiti 24-vjeçar ka shënuar gol në ndeshjen e dytë rresht.
Arijan Ademi luajti prej minutës së 62-të për Dinamon, por pa mundur të bëjë ndryshimin e shpresuar. Ndeshja i ka takuar xhiros së dhjetë të elitës së Kroacisë. Hajduku është lider me 21 pikë nga nëntë ndeshje. Dinamo është e treta me 16 pikë nga tetë ndeshje. Dinamon e Zagrebit të enjten luan ndaj Ballkanit në “Fadil Vokrri”, në kuadër të fazës grupore të Ligës së Konferencës.
