Çekia favorite ndaj Shqipërisë
02.10.2023 14:25
Ende është herët, por kompanitë e basteve kanë nxjerrë kuotat për takimin Shqipëri-Çeki...

Ende është herët, por kompanitë e basteve kanë nxjerrë kuotat për takimin Shqipëri-Çeki, i cili do të luhet më 12 tetor në “Air Albania”. Edhe pse kuqezinjtë janë të parët në grup me dy pikë më shumë, Republika Çeke shihet si favorite në këtë ndeshje.
Një fitore e tyre ka koeficientin 2.20, ndërsa fitorja e Shqipërisë kuotohet 3.10, ndërkohë që një barazim ka koeficientin 3.00.
