Nis shitja e biletave për Euro 2024

02.10.2023 14:28

Faza e parë e shitjes së biletave për ndeshjet e evropiait të ardhshëm të futbollit “EURO 2024”...

Faza e parë e shitjes së biletave për ndeshjet e evropiait të ardhshëm të futbollit “EURO 2024”, do të martën bëri të ditur UEFA.  Deri më 26 tetorë kur do zgjasë faza e parë e shitjes në dispozicion janë vënë 1,2 milion bileta. Po ashtu në këtë fazë numri më I madh I biletave u është vënë në dispozicio tifozëve vendas, pasi dihet saktësisht se ku do të luajë përfaqësuesja nikoqire e evropianit. Terminet e kombëtareve tjera do të mësohen pas 2 dhjetorit, kur në Hamburg do të hedhet shorti. Eliminatoret ende janë duke u zhvilluar dhe asnjë kombëtare nuk ka siguruar kualifikimin  në Euro 2024. Çmimet lëvizin nga 30 euro për fazën e garave në grupe, ndërsa biletat më të shtrenjta prej 1.000 euro janë ato për finale e Berlini.EURO 2024 prej 14 qershor deri më 14 korrik do të mbahet në Gjermani.
Trajneri i Shkupit, Ishim më të mirë.
 
Shkupi  ka fituar kryendeshjen e se sezonit vjeshtor ndaj Struga Trim Lum me rezultat 2-0. Ishte kjo ndeshja e vlefshme për javën e 9-të të elitës së futbollit vendor. Pas mbylljes së këtij takimi ka folur trajneri i “pëllumbave” Mladen Zhizhoviç.
 
“Ishte një derbi i vërtetë, mendoj se në përgjithësi pjesa e parë ishte në një nuancë më kualitative nga ekipi kundërshtarë. Në njëzet minutat e para kishim disa kundërsulme dhe gjysmë kundërsulme të cilët duhej ti kishim finalizuar, por nuk i bëmë. Në pjesën e dytë ndryshuam mënyrën e organizimit të lojës, kjo edhe dha frytet e saja, kishim mundësi që të shënojmë edhe më shumë gola, por gjithsesi ishte një fitore plotësisht e merituar. Mendoj se ishim sot dominues dhe më të mirë në të gjitha elementet e lojës së futbollit. Uroj edhe ekipin kundërshtarë për lojën korrekte uroj edhe arbitrat që kryen punën e tyre në mënyrë të mrekullueshme dhe shpresoj se kështu edhe do të vazhdojë”, deklaroi Zhizhoviç.