Nuhiu, Përballjet me Shkëndijën që paraqesin motiv për kundërshtar

02.10.2023 14:36

Derbi i Pollogut Gostivari – Shkëndija, i luajtur në kuadër të javës së 9-të në Ligën e Parë...

Derbi i Pollogut Gostivari – Shkëndija, i luajtur në kuadër të javës së 9-të në Ligën e Parë të futbollit vendor është mbylur pa fitues me barazim 2:2. Gostivarin vendas. Dy epërsive të vendasve (Atiemëen 12’ dhe Potuk 45’+1), skuadra udhëtuese iu përgjigj me golat e  Totres (minuta e 25-të nga penaltia) dhe Cake (89’). Trajneri Nuhiu vlerëson se ekipi dominoi në fushë duke pasur posedimin e topit dhe shanset për gol, mirëpo duke qenë në negativë deri në fund edhe barazimi është i pranueshëm përballë një Gostivari shumë më cilësorë se sa pozita e tyre në tabelë. 
 
“Kishim gjithçka në kontroll, qarkullimin e topit, posedimin, mënyra se si e kishim organizuar takimin, duke mbyllur gjithë ato hapsirat që krijonte kundërshtari. Personalisht mendoj se pozita e Gostivarit në tabelë gënjen, pasi vërtet kanë lojtarë cilësorë, sidomos në aspektin individual, futbollistë që dinë të bëjnë diferencën. U ndëshkuam në momentin tonë më të mirë, pastaj treguam karakter dhe u kthyem shumë shpejt. Pastaj në vend që të shkonim në pauzë me 1:1, ne pranuam gol nga një rivënie anësore, edhe pse e kishim përgatitur edhe atë, mirëpo ja pranuan gol. Më pëlqen ekipi pasi nuk po dorëzohet në asnjë moment dhe luftohet deri në fund. Në momentin që barazuam, duke kërkuar fitoren rrezikuam edhe ta humbnim takimin.”, ka thënë trajneri Nuhiu.
 
Sipas tij përballjet me Shkëndijën paraqet motiv të dyfishtë për çdo skuadër kundërshtare.
 
“Në fakt ndeshje e luftuar. Është një pikë e fituar sepse edhe kundërshtarin e shoh duke u komponuar si grup. Atë që thash, vërtet kanë cilësi sidomos në fazën ofenzive dhe mendoj se do të jetë kundërshtar shumë i vështirë për të gjitha skuadrat në kampionat. Jo vetëm Gostivari, por të gjitha ndeshjet po tregohen se janë të vështira dhe në futboll nuk ka ndeshje të lehtë, e sidomos kur përballen me Shkëndijën që paraqet motiv të dyfishtë për çdo rival. Ne duhet të vazhdojmë të punojmë, të përgatisim ekipin, këtë ndeshje duhet ta harrojmë sa më shpejtë, sepse për tre ditë na pret ndeshja tjetër të cilën duhet ta përgatisim në formën sa më mirë për ta fituar takimin.”, ka përfunduar trajneri i Shkëndijës Ardian Nuhiu.