Maqedoni
Ndryshimet kushtetuese, opozita shqiptare kundër ndryshimeve
02.10.2023 15:49
Blloku opozitar shqiptar, i prerë kundër ndryshimeve kushtetuese...

Blloku opozitar shqiptar, i prerë kundër ndryshimeve kushtetuese, nëse nuk përmbushet kërkesa e tyre për heqjen e 20%-it. Nga Alternativa, madje përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë e kushtëzojnë me amendamentin kundër korrupsionit.
“Nëse 20%-i nuk bëhet pjesë e ndryshimeve kushtetuese, nuk do të mbështes ndryshimet kushtetuese, të cilat janë në procedurë parlamentare. Këtu nuk ndryshim të qëndrimit tim e as të kryetarit të partisë.”, - deklaroi deputeti i Lëvizjes “Besa”, Fadil Zendeli.
“Nga fillimi kishim qëndrimin e njëjtë. Ne kishim takim të posaçëm dhe të përbashkët dhe deri në këto momente mbetemi në qëndrimin e njëjtë.”, - theksoi deputetja e Lëvizjes Demokratike, Merita Koxhaxhiku.
“Fillimisht duhet të pranojnë amendamentin tonë kundër korrupsionit. Nëse nuk pranohet ky amendament, nuk do të votojnë ndryshimet kushtetuese.”, - u shpreh deputetja e Alternativës, Safije Sadiki.
Mariçiq: Opozita të tregojë konstruktivitet
Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, thotë se opozita parlamentare duhet në vepër të tregojë konstruktivitet se mbështet procesin eurointegrues, ndërkohë që nuk pret bllokime të reja nga Bullgaria.
“Ky është një proces serioz, që nuk duron përplasje të partive politike dhe është një proces, që e obligon shtetin për shtatë vitet e ardhshme. Mendoj se është mundësi e mirë që të gjitha partitë në Parlament të tregojnë pjekuri dhe Kuvendi është vendi adekuat për këtë, besoj se opozita do të mbledh forcën që të tregoj konstruktivitet minimal dhe të tregojë në vepër se me të vërtetë është për anëtarësim në BE.”, - theksoi zëvendëskryeministri për Eurointegrime, Bojan Mariçiq.
Edhe VMRO-DPMNE-ja në vazhdimësi ka deklaruar se s’do mbështesin ndryshimet kushtetuese të diktuara nga Bullgaria, të cilat veç më janë në procedurë parlamentare dhe presin votimin.
MERAL ISMAILI
