Maqedoni
Pr/ligji për amnisti, Spasovski kërkon krijimin e kushteve në burgje
02.10.2023 17:27
Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, i bindur në qëndrimin e tij për ligjin për amnisti...

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, i bindur në qëndrimin e tij për ligjin për amnisti. Spasovski thotë se ky ligj nuk do të ketë efektet që pretendohen të arrihen dhe me këtë ligj nuk do të lirohen hapësirat në institucionet ndëshkuese përmirësuese. Të amnistuarit, shumë shpesh pas daljes nga burgu i përsërisin aktet, thotë Spasovski.
“Unë e shpreha mendimin tim dhe thashë se ishte mendimi im. Jam i bindur se me tekstin ligjor nuk arrihen efekte dhe se duhet menduar strategjikisht në drejtim të krijimit të kushteve që ata që janë të dënuar t’i vuajnë dënimet dhe jo përmes amnistive të lirohet hapësira në institucionet ndëshkuese-përmirësuese.”, - theksoi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.
Spasovski thotë se qëndrimet politike do të artikulohen nga deputetët në Kuvend dhe se ky është vetëm mendimi i tij personal dhe jo partiak.
GAZMEND REXHEPI
