Maqedoni

Ndalesë për automjete të rënda transportuese në aksin rrugor Tetovë - Kodra e Diellit

10.03.2015 20:08

Për shkak të mbetjeve të borës në rrugë, ndalesë për lëvizje të automjeteve të rënda transportuese ka në aksin rrugor Tetovë - Kodër e Diellit, kumtoi dje Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë...

Për shkak të dëmtimit të një pjese të rrugës në Sllanska Reka, në aksin rrugor Makedonski Brod - Prilep P-1303 lshtë vendosur ndalesë për qarkullim të automjeteve të rënda transportuese.
 
Dukshmëri të zvogëluar prej 30 deri në 40 metra për shkak të mjegullës ka në aksin rrugor Tetovë - Kodra e Diellit dhe në Krushevë ku dukshmëria është deri në 70 metra.
 
Sipas informacioneve të marra nga LAMM nga NP Makedonia pat, trafiku në rrugët e tjera shtetërore zhvillohet pa ndalesa, nëpër rrugë të lagështa. Borë me intensitet të dobët ka në Kodër të Diellit dhe në qafën malore Bukovë.
 
Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi./mia