Maqedoni

Parashikimi i motit

03.10.2023 08:25

Vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike...

Vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike duke sjellë mbizotërim të kthjellimeve në zonat e ulta, ndërsa në zonat malore do të ketë kthjellime dhe vranësira të pakta. Parashikohet që gjatë pasdites, vranësirat të bëhen më të dukshme.
 
Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në orët e mëngjesit, por mbeten kostante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 28°C.
 
Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë me diell dhe me erë të dobët nga drejtime të ndryshme. Temperatura minimale do të ulet në 9°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 27°C.